Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se ai dyshohet se ia ka vënë zjarrin një autobusi.
Sinjali mëson se motivi i këtij rasti dyshohet se ka të bëjë me faktin që pronari i autobusit nuk ia kishte dhënë pagën të dyshuarit, i cili kishte punuar në firmën e tij.
Këto burime kanë bërë të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.