Një person ka lajmëruar policinë pasi që i njëjti është sulmuar në kokë nga një person tjetër, ku më pas ia ka vjedhur edhe 300 euro.
Sipas policisë, i dyshuari ka ikur nga vend i ngjarjes, ndërsa rasti është ende nën hetime.
“Viktima mashkull K/Romë ka raportuar se deri sa ka qenë në këmbë duke shkuar në shtëpi në rrugë i kishte dal i dyshuari mashkull K/Romë dhe sipas tij e kishte goditur në kokë dhe me dhunë ia kishte marrë 300(treqind) € dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Sipas viktimës , i dyshuari është i njohur për të dhe familjen e tij. I dyshuari është kërkuar nga policia, por nuk është gjetur në shtëpi. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./