Tyson Fury thotë se ka respekt për rekordin e Deontay Wilderit për nokaute të shumta, por këmbëngul se as ai dhe asnjë boksier tjetër në botë nuk mund ta krahasohet me të për përkushtim dhe zemër në ring.
Dy rivalët në boksin e peshave të rënda u përballen sy me sy në një konferencë për media të shtunën në Los Angeles, para rimeçin të 22 shkurtit, ku Wilder do ta mbrojë titullin në WBC, transmeton Gazeta Express.
31-vjeçari nga Britania e Madhe do të përpiqet t’ia rrëmbejë amerikanit titullin në ËBC, pas barazimit kontrovers në vitin 2018.
Wilder, 34-vjeçar, i ka fituar me nokaut 41 nga 43 meçet e tij. Por, Fury beson se do ta fitojë këtë rimeç dhe atë me nokaut në rundin e dytë.
“Statistikat nuk gënjejnë, ai ka goditje shumë të mirë forcë se unë, artist që ta kryen meçin me një goditje”, tha Fury për Wilder.
“Ama unë nuk besoj që ka dikush që ka zemër dhe përkushtim më të madh se unë. Nuk kam frikë të shtyhem kokë me kokë me boksierin me goditjen më të fortë në peshat e rënda”, shtoi ai.
“Edhe nëse e urrej këtë njeri, kam respekt për të. Ai ka bërë punë fantastike në Shtetet e Bashkuar, duke e mbajtur dhe duke e mbrojtur këtë titull vazhdimisht, prandaj urime për të”, theksoi ai.