Manchester City raportohet se po konsideron mundësinë për të bërë një ofertë për Ola Aina (Nottingham Forest) për të zëvendësuar kapitenin Kyle Walker.
Walker është kritikuar ashpër së fundmi për paraqitjet e tij për Manchester Cityn, me këta të fundit që po kalojnë në një kohë mjaft të keqe.
City thuhet se është i pakënaqur me paraqitjet e kapitenit dhe tashmë kanë vendosur ta transferojnë një mbrojtës të djathtë në janar ose gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas një raportimi nga The Sun, Manchester City e ka si objektiv Ola Aina i cili po shihet si zëvendësues afatgjatë i Walker.
Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë një operacion i thjeshtë, pasi besohet që ka edhe klube të tjera angleze në garë për shërbimet e tij.
Aina ka qenë një ndër lojtarët kryesor të Nottingham Forest këtë sezon teksa ky ekip momentalisht renditet në pozitën e katërt në Ligën Premier.
Sa i përket Walker, ai padyshim që ka pasur një vit të vështirë si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale që shpeshherë ka qenë temë e mediave.
Reprezentuesi anglez ka një kontratë me Cityn deri në vitin 2026, por e ardhmja e tij duket larg këtij klubi.