Komuna e Klinës dhe Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në kuadër të Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë” edhe këtë vit organizon Panairin e Produkteve Vendore që do të mbahet me datat 6,7, dhe 8 qershor 2024 në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, festivali dhe panairi organizohen nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj.
Panairi ka për qëllim të bëhet tradicional sepse po organizohet për disa vite radhazi dhe po ekspozon biznese me produkte të ndryshme të tyre, artizanale e prodhime vendore, si dhe nga vizitorë të shumtë është shprehur interes dhe pëlqim i madh. Gjithashtu, qëllimi ynë duke ju ofruar hapësirë dhe mundësi promovimi është që t’i mbështesim këto biznese, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe individë që krijojnë produkte të tilla.
Panairi parasheh promovimin e rreth 40 bizneseve, duke ofruar hapësirë të përshtatshme, me tenda dhe tavolina pune dhe orar të përshtatshëm paralel me zhvillimin e festivalit folklorik, që rritë numrin e vizitorëve dhe mundësinë e mbështetjes më të madhe ndaj prodhuesve vendorë .
Hapja solemne e panairit bëhet me datë 6 qershor 2024, dhe zgjat tri ditë.
Formularin për aplikim e gjeni në ueb-faqen e komunës së Klinës, të cilin pas plotësimit mund ta sillni fizikisht në BPZHR apo ta dërgoni përmes email-it: [email protected]
Afati për aplikim është nga data 21.05.2024 deri më datën 30.05.2024