Komuna e Klinës, respektivisht, Zyra për Barazi Gjinore, fton vajzat dhe gratë që të marrin pjesë në hapjen e aktiviteteve që do të ndërmerren në kuadër të shënimit të 25 Nëntorit- Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. Në këtë datë zhvillohet fushata 16- ditore e njohur si ” 16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës ndaj Gruas”, e cila do të mbahet më 25.11.2022 duke filluar nga ora 10:30 -12:00 në sallën e Konferencave–kati i tretë, në Komunën e Klinës.
Të ftuar të tjerë janë: përfaqësues nga Stacioni Policor në Klinë, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë, Shoqëria civile, përfaqësuese të Grupit Avokues të Grave etj.
Ju mirëpresim!