Kontigjenti i FSK-së ka përfunduar me sukses aktivitetet në Ushtrimin Fushor “KFOR 33”. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
Maqedonci ka thënë se kontigjenti i FSK-së, ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushor “KFOR 33” dhe janë kthyer në Kosovë.
“Ushtrimi Fushor “ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels). Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe po ashtu përgatitë shtetet partnere për operacione të përbashkëta”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.