Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor (UF) Nivel Togu “Ujku Alfa”.
Bëhet e ditur se objekti i këtij ushtrimi ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel togu me municion luftarak, duke përdorur metodologjinë e trajnimit, zvarritje (dry), ecje (blank) dhe vrapim (live).
“Për të përcjell nga afër trajnimin ishte komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, komandanti Regjimentit të Tretë nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues ushtarak nga Ambasada amerikane të cilët u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit”, thuhet në një njoftim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.