Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe në kompleksion memorial në Prekaz.
Postimi i plotë:
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Me rastin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, sot udhëheqës të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, gjeneralë e oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për Liri dhe Pavarësinë e Kosovës.