Kombëtraja e Shqipërisë të enjëten mbrëma ka marr një fitore të rëndësishme në rrugën drejt kualifikimit për Kampionatin Evropian.
Kuqezinjtë mposhtën në stadiumin “AIR Albania” kombëtaren e Çekisë me rezultatë 3-0.
Një gol nga Jasir Asani dhe dy të shënuar nga Taulant Seferi i dhanë Shqipërisë tre pikë të mëdha, duke e blinduar vendin e parë në Grup.
Me rastin e kësaj fitoreje, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur akordimin e një premio të majme për lojtarët dhe stafin e kuqezinjve. Janë akorduar 4.5 milionë euro nga qeveria e futbollit në vend, me lojtarët të cilët do përfitojnë jo më pak se 130 mijë euro për kokë.
Nga e gjithë shuma 3.5 milionë euro do shkojnë për futbollistët, ndërsa 1 milionë euro janë për trajnerin Silvio Mendes Campos (Sylvinho) dhe stafin e tij teknik./