Lëvizja Vetëvevendosje është afër fitores së madhe.
Mobilizim të jashtëzakonshëm, po tregojnë edhe degët e kësaj partie.
Në Klinë, ky subjekt politik bashkë me dy kandidatët për deputet po marrin përkrahjen e elektoratit.
Kjo u pa edhe gjatë takimit ku kandidati Xhafer Berisha me numrin 93 në listën e VV-së dhe Leonora Svarça me numër 96 u mbështetën nga banorët e fshatit Gremnik.
Berisha dhe Svarça prezantuan programin e partisë dhe vizionin e tyre si deputet të ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.