Fshati Dollc i Komunës së Klinës i “pushtuar” nga mbeturinat

SHKRUAN GAZETARJA: Edonesa Hoti

Përkunder asaj që shihet në tabelën më poshtë,banoret nuk hezitojne ta mbushin këtë vend përplot me mbeturina.Në këtë pjesë të fshatit po hidhen mbeturina nga më të ndryshmet,duke filluar nga ato të amviserisë e deri të materialet ndërtimore.Ani pse kishin premtuar që këtë deponi ta pastronin pergjatë vitit 2022, ajo vazhdon te jetë në gjendjen e njejtë

Teksa u pyet për problemin,Drejtori i Sherbimeve Publike në Klinë,Qendrim Millaku tha se këto mbeturina po grumbullohen nga vetë banoret dhe se i kane gjobitur disa herë,mirëpo kjo nuk po e zgjedh problemin.Ai shtoi se vitet e kaluara i kane pastruar këto deponi dhe se 15 deponi brenda qytetit i kane zhdukur plotësisht.

Mirëpo,fjalët e këtij të fundit i ka hedhur poshtë përfaqesuesi i Fshatit Dollc,Lekë Frroku i cili thotë se përkunder ankesave të shumta që kane adresuar në komunë,kjo deponi nuk është pastruar asnjëherë.

“Ne si kompani e kemi pastruar njëherë vetë këtë deponi,por meqenëse shumica e pronave janë private është jashtë kompetencave tona dhe nuk guxojme t’i prekim” shtoi Qerim Hoti,puntor në kompaninë “Etno Group”e cila gjendet në fshatin Dollc.

Ndërkaq,asambleisti nga radhet e PDK-së,Kushtrim Haliti, tha se këtë problem e kane ngritur disa herë si çështje në kuvendin komunal në Klinë,mirëpo komuna ka thënë se problemi me mbeturina është nën menaxhimin e komunës së Pejës dhe se këta të fundit nuk kane mjete të mjaftueshme ti pastrojnë këto deponi.

Përkunder përpjekjeve të shumta,drejtori për urbanizëm dhe mbrojtje të mjedisit në Klinë,Enver Berisha nuk dha informacione lidhur me çështjen.

Kjo deponi ka zënë vend në Dollc të Klinës tashmë 20 vite dhe ky problem nuk po zgjidhet nga asnjë parti në pushtet e keshtu po e veshtirëson jetën e banorëve përreth dhe po e bënë atë pjesë të fshatit pothuajse të pakalueshme.

Edonesa Hoti
Janar 2023