Fshati Bokshiq i Klinës është shpallur vatër e përhapjes së sëmundjes COVID-19.
Vendimi është marrë sot nga Ministria e Shëndetësisë.
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se në bazë të këtij vendimi, personi i diagnostikuar dje me COVID-19 dhe kontaktet e saj është rekomanduar të vetizolohen.
Sipas njoftimit të sotëm të IShPK janë testuar edhe 8 qytetarë të komunës së Klinës por kanë rezultuar negativ.
“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 8 qytetarë të Komunës së Klinës, 6 nga fshati Çabiq, 1 nga fshati Caravik dhe 1 i rekomanduar nga Qendra Emergjente, por me prejardhje nga Komuna e Klinës”, ka bërë të ditur kryetari Elezaj.