Prej disa javësh Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës, por një veprim i tillë e ka përballur Rusinë me sanksione të forta dhe përjashtime nga organizatat ku ka qenë pjesëmarrëse.
Por ndërsa sanksionet ndaj Rusisë sa vijnë e shtohen Vladimir Putin është gjithnjë e më shumë paranojak dhe ka frikë se dikush në rrethin e tij të ngushtë do ta helmojë atë.
Redaktori i Daily Beast, Craig Copetas, ka mësuar se Putini ka njerëz që provojnë ushqimin e tij para se ta hajë dhe se muajin e kaluar, ai zëvendësoi të gjithë stafin e tij, një personal prej 1000 personash.
Lavanderia, sekretaret, kuzhinieret janë zëvendësuar me një grup krejtësisht të ri njerëzish. Vlerësimi nga komuniteti i inteligjencës është se ai është i frikësuar.
Copetas thotë se metoda e preferuar e atentatit në Rusi është helmi. Kjo pasi agjentët e Putin vranë kritikun Alexander Litvinenko duke spërkatur një tenxhere me çaj me helm radioaktiv në vitin 2006.
Dhe në vitin 2018, autoritetet thonë se pasardhësit e Putinit spërkatën me helm vdekjeprurës derën e përparme të ish-spiunit Sergei Skripal. Ai dhe vajza e tij i shpëtuan për pak vdekjes. Putin gjithashtu dyshohet se urdhëroi helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.