Frashër Brahimaj takon gratë e Istogut, merr mbështetje të madhe për kandidaturën e tij

Sot, në Istog, kandidati për deputet i AAK-së, Prof. Ang. Dr. Frashër Brahimaj, me numrin 108, mbajti një takim të rëndësishëm me gratë e Istogut, të cilat i dhanë një mbështetje të fuqishme për kandidaturën e tij.

Gjatë takimit, Brahimaj shpalosi programin e AAK-së për qeverisjen e ardhshme të vendit dhe premtoi se do të angazhohet për fuqizimin e gruas në nivel vendi.

Kandidati Brahimaj theksoi rëndësinë e përkrahjes së gruas në shoqëri dhe garantoi se AAK-ja do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që promovojnë barazinë gjinore dhe mundësitë për gratë në çdo aspekt të jetës publike e profesionale.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm gjithashtu kandidatët e tjerë për deputetë nga AAK, z. Bekë Berisha (nr. 8) dhe znj. Gentiana Pepaj (nr. 87), të cilët gjithashtu shprehën angazhimin e tyre për avancimin e kauzës së gruas dhe përkushtimin për zhvillimin e mëtejshëm të Istogut dhe Kosovës.

Takimi u përmbyll me një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetje të madhe nga gratë e Istogut për programin e AAK-së dhe kandidaturën e Prof. Ang. Dr. Frashër Brahimaj.