Frashër Brahimaj nga AAK: Pritja nga banorët e Kaliqanit na dha vullnet për më shumë punë për Kosovën

Frashër Brahimaj, kandidat nga AAK, ka shprehur falënderimet e tij për pritjen e ngrohtë që mori nga banorët e fshatit Kaliqan.

Ai theksoi se kjo pritje ka shtuar vullnetin për të punuar edhe më shumë në shërbim të një Kosove fituese.

“Pritja nga banorët e Kaliqanit ishte shumë e ngrohtë dhe na dha vullnet që të punojmë edhe më shumë për Kosovën Fituese,” tha Brahimaj, duke u angazhuar për të vazhduar punën në favor të zhvillimit dhe mirëqenies së Kosovës.