Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Frashër Brahimaj, është mbështetur fuqishëm gjatë një tubimi në komunën e Istogut,
Brahimaj ka mbajtur një fjalim ku është shprehur se vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik, për këtë ka premtuar hapjen e vendeve të reja të punës.
“Republika e Kosovës ka nevojë për rritje dhe zhvillim ekonomik, për të përmirësuar jetën e secilit qytetar dhe një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik, është zinxhiri industrial i sektorit të minierave, sektorit të metalurgjisë, sektorit të prodhimit dhe përpunimit.Gjithashtu krahas zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të punës, lindë nevoja për punëtor të kualifikuar dhe për këtë kemi në plan zhvillimin e standardeve profesionale dhe hapjen e qendrave për Arësim dhe Aftësim Profesional, duke u bazuar në nevojat e tregut të punës, për t’i mundësuar kualifikim të caktuar secilit qytetar qe ka interes të tillë” ka thënë ai.
Gjithashtu, Brahimaj në Istog ka deklaruar se kjo parti do të krijojë kushte për t’i realizuar të gjitha këto.
Por për t’i realizuar të gjitha këto, duhet që të krijojm kushte të përshtatshme për investime të jashtme, në kombinim me investimet e brëndshme.Për të krijuar kushte të përshtatshme për investime të jashtme, duhet që të kemi siguri dhe sundim të ligjit, me qëllim qe çdo investitor të ndihet i sigurt për të investuar në vendin tonë.Andaj për këtë na duhet që të përkrahim z. Ramush Haradinaj për president, sepse është i vetmi lider në Republikën e Kosovës, i cili mund të siguroj sundim të ligjit dhe të rrisë sigurinë në vend. Gjithashtu është i vetmi lider i cili mund t`i mbroj interesat e vendit në skenën ndërkombëtare dhe që do të anëtarësoj Republikën e Kosovës, në NATO, Bashkim Evropian dhe OKB”, ka thënë ai.