Frashër Brahimaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka marrë mbështetje të madhe gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një fotografi ku shihet i rrethuar nga të rinjtë, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Makineri votash”.
Ky mesazh tregon përkrahjen e fuqishme që ai po merr nga qytetarët, veçanërisht nga të rinjtë, në rrugën e tij drejt Kuvendit të Kosovës.