Tubimi zgjedhor në Suharekë, i udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), shënoi një tjetër sukses të madh për fushatën e koalicionit për Kosovën Fituese. Kandidati për deputet, Prof. Ang. Dr. Frashër Brahimaj, së bashku me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, prezantuan platformën e tyre politike që synon forcimin e shtetit dhe krijimin e një ekonomie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.
Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dhe entuziazmi i tyre treguan qartë përkrahjen që Suhareka i jep këtij koalicioni dhe vizionit të tij për një Kosovë më të fortë e më të begatë.
“Koalicioni për Kosovën Fituese është zgjidhja për një shtet të konsoliduar dhe për një ekonomi të qëndrueshme,” deklaroi Brahimaj gjatë fjalimit të tij, duke theksuar rëndësinë e reformave ekonomike dhe të stabilitetit politik.
AAK shkon drejt zgjedhjeve me numrin 137 në fletëvotim, ndërsa lideri Ramush Haradinaj mban numrin 1, dhe Frashër Brahimaj garon me numrin 108. Ky kombinim ofron një platformë të fuqishme për t’i dhënë Kosovës lidershipin e duhur dhe vizionin për të ardhmen.