Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Frashër Brahimaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në një tubim zgjedhor, ku do të prezantohet programi qeverisës dhe vizioni i koalicionit për një Kosovë Fituese.
Tubimi do të mbledhë qytetarë nga disa fshatra të Komunës së Istogut, përfshirë Rakosh, Uçë, Zhakovë, Kërrninë e Epërme, Kërrninë e Poshtme, Cerkolez, Sohogërll, Shushicë, Shyshicë e Ulët (Bellopojë).
“Së bashku për një të ardhme më të mirë dhe për zhvillimin e vendit. Ju ftoj të bashkoheni për ta bërë zërin tuaj të dëgjuar dhe për të ndërtuar një Kosovë më të fortë,” tha Brahimaj në ftesën e tij publike.