Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Frashër Brahimaj, ka bërë një ftesë të hapur për qytetarët e komunës së Istogut për të marrë pjesë në tubimin e rëndësishëm.
“Të dashur qytetarë të komunës së Istogut, më 28 janar, në ora 18:00, ju ftoj në sallën e kulturës ‘Adem Jashari’ në Istog, ku, së bashku me kandidatët nga komuna e Istogut, do të shpalosim vizionin tonë për qeverisjen e shtetit,” deklaroi Brahimaj.
Ai theksoi rëndësinë e këtij takimi për të prezantuar platformën politike të AAK-së dhe për të dëgjuar zërin e qytetarëve të Istogut, si pjesë e angazhimit për një qeverisje të drejtë dhe të përgjegjshme.