Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe së paku katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në pjesën juglindore të Francës.
Në lidhje me këtë sulm është arrestuar një 33-vjeçar, i cili dyshohet se e ka kryer sulmin në Romans-sur-Isere.
Sipas asaj që raportojnë mediat, sulmi kishte motive xhihadiste.
Më tej bëhet e ditur se i dyshuari ka jetuar afër dyqanit ku edhe ka ndodhur sulmi si dhe raportohet se është arrestuar edhe shoku me të cilin jetonte.