Olympique Lyon dhe Paris Saint Germain po shkruajnë historinë e futbollit francez në Evropë.
Lyon ka bërë dy befasi të mëdha për të arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Juventusin dhe Manchester City.
Sonte francezët eliminuan Man City, duke fituar 1:3, kurse në gjysmëfinale do të përballen me Bayern Munich.
Por, interesant është fakti se kjo është hera e parë në histori të Ligës së Kampionëve që dy skuadra franceze luajnë në gjysmëfinale,
Të dyja kanë mundësi të kalojnë në finale, nëse në përballjet me një ndeshje fitojnë ndaj Bayern Munich (Lyon) dhe RB Leipzig (PSG).