Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 369 viktima nga Covid-19 në Francë. Kjo është shifra më e ulët që është shënuar në ditët e fundit.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve tashmë ka shkuar në 22,614. Gjithashtu ka pasur edhe një ulje të rasteve të reja.
Po gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1,660 raste të reja duke e çuar në 161,488 numrin total të të infektuarve. Mbi 7,500 pacientë ndodhen në terapi intensive në të gjithë vendin./Shqip