Franca është skuadra e dytë e cila ka arritur në finale të Kupës së Botës.
Kampioni në fuqi, në gjysëmfinale mposhti Marokon me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Theo Hernandez në minutën e 5-të dhe Kolo Muani në minutën e 80-të shënuan për kombëtaren franceze.
Në finale Franca do të përballet me Argjentinën, kurse Maroku do të luaj për vendin e tretë ndaj Kroacisë.