I dërguari special amerikan, Gabriel Escobar, ka pritur në takim të martën pasdite liderët e opozitës.
Klan Kosova ka siguruar një fotografi të shkrepur pas takimit, ku Gabriel Escobar shihet krah ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, atij të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Takimi i cili është mbajtur në rezidencën e ambasadorit amerikan, ka zgjatur rreth dy orë.
Një takim me opozitën do ta ketë sot edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Takimi i Lajçakut me përfaqësuesit e opozitës mbahet në orën 16:00.
Këto zhvillime vijnë disa ditë pasi në Bruksel u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët biseduan për orë të tëra me ndërmjetësim të BE-së por se nuk arritën asnjë ujdi.