Oxhaqet e shtëpive tjera në lagje tymojnë përderisa shtëpia e Iron Badallit në Zhur është ende nën mbikëqyrjen e ekipeve hetuese.
Qetësia e banorëve të lagjes në Zhur të Prizrenit ishte prishur mbrëmë kur brenda shtëpisë një mjet shpërthyes i mori jetën një pjesëtari të njësitit special të Policisë së Kosovës, Sami Thaqit, dhe lëndoi dy tjer
ka vizituar vendin e ngjarjes edhe të hënën ku ka parë ekipet e hetimit duke bërë punën e tyre.
Në vendin e ngjarjes ka qenë prokurori kujdestar ndërsa forca të shumta të Policisë dhe të njësive tjera po kontrollojnë për ndonjë rrezik tjetër eventual.
KALLXO.com mëson se Prokuroria e Prizrenit gjatë ditës do të paraqesë kërkesë për caktim të paraburgimit për të dyshuarin Iron Badalli, i cili qe arrestuar mbëmë pak orë pas incidentit.