Në përkrahje të presidentit tashmë të dorëhequr nga pozita e tij shkak i konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, Hashim Thaci, shumë shokë kanë postuar fotografi me të duke e përkrahur. Njëjtë ka bërë edhe shoku i tij, Rifat Hajrizi, i cili në facebook ka postuar një fotografi të rrallë të tij, në të cilën duken Thaci, Rafet Rama dhe Adem Nura
Fotografia është realizuar Tiranë në vitin 1994 në banesën e ishkryeparlamentarit Kadri Veselit, poashtu i akuzar për krime në Hagë.
“Shokët e ilegales; Hashim Thaçi, Rafet Rama dhe Adem Nura. Në vendstrehimin (banesën) tek, Kadri Veseli ne Tiranë 1994″, ka shkruar Hajrizi/