Forumi i LDK-së në Klinë mbajtën sot Turnen e Futbollit

Kryetari i Forumit të LDK – së në Klinë, Dardan Gashi përmes një postimi në FB ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe ekipin e Forumit Rinor për organizimin e turneut të futbollit që u mbajt sot.

Ky është postimi i Gashit në FB:

Ky aktivitet mblodhi mbi 18 ekipe dhe më shumë se 100 të rinj, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme sportive dhe bashkëpunimi.⚽️

Një falënderim i veçantë i takon Kryetarit të degës së LDK në Klinë, z. Alban Rraci për mbështetjen e ofruar në realizimin e këtij aktiviteti!

Një falënderim tjetër i veçantë shkon për Kryetarin e FRLDK, Paris Guri dhe bashkëpunëtorët e tij për praninë dhe mbështetjen e tyre.????????

Shumë shpejt shihemi me aktivitete tjera…⏳????

I juaji, Dardan F. Gashi!