Me vetëiniciativë kombanjerët e Komunës së Klinës janë organizuar dhe per herë të parë kanë themeluar Shoqatën e Kombanjerëve.
Në këtë tubim me ftesë të Kombanjerëve ka marrë pjesë dhe Drejtori i Bujqësisë në Klinë z.Naser Morina ku edhe i përgëzoi për këtë iniciativë dhe u premtoj atyre që do ta kenë mbështetjen e tij në maksimum e që bujqësia te jetë prioritet në Komunën e Klinës.
Në këtë takim u zgjodhën organet drejtuese si:Kryetar i Shoqatës z.Anton Nikollaj, Nënkryetar Elmi Qupeva, Sekretar z.Mehmet Mehmetaj si dhe gjashtë anëtarë të Kryesisë nga të gjitha rajonet e Klinës.
Po ashtu në kë ë takim u vendos se edhe këtë vit çmimi i korrëshirjeve të jetë 100 euro për hektar.
Fermerët kërkuan dhe shpresojnë që Komuna e Klinës të jetë dhe më shumë e orientuar në bujqësi ku dihet se kjo komunë ka vegjetacion shumë të volitshëm për këtë fushë.