Na ndajnë vetëm disa minuta para se të fillojë ndeshja e Kosovës kundër Malit të zi, një ndeshje mjaftë interesante dhe sfidë e vërtetë për Kosovën.
Mali i zi do të përballet me mungesën e lojtarit kryesor, mbrojtësit Stefan Savic, shkruan Indeksonline.
Kurse Kosova do të luaj me lojtar mjaftë kualitativ, mbrojten e qeliktë e përbëjnë Kololli, Aliti, Rrahmani, Vojvoda dhe në portë gjiganti, Aro Muric.
Kurse faza ofanzive e Kosovës do të përbëhet nga 5 lojtar, që janë Valon Berisha, Shala, Rashica, Celina dhe Hadergjonaj.
E për sulmin përgjegjësin kryesore Chalandes i’a ka lënë Vedat Muriqit.
Nga kjo ndeshje e Kosovës pritet shumë dhe po ashtu edhe kemi shansa që ëndrrën për t’u kualifikuar ta bëjmë realitet./