Kampionati gjerman sot rikthehet pas pushimit 27 ditor. Ylli i Kosovës, Milot Rashica së bashku me klubin e tij Werder Bremen do të zhvillojnë ndeshjen e parë të vitit 2020.
href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>
Rashica këtë ndeshje do të jetë nga minuta e parë.
Bremen do të takohet me Fortuna Dusseldorf në kuadër të javës së 18. Ndeshja fillon prej orës 15:30.
Reprezentuesi i Kosovës këtë sezon në Bundesligë është paraqitur në 13 ndeshje, duke shënuar shtatë gola dhe dhuruar tre asistime.