Sonte me fillim nga ora 17:30, do të zhvillohet takimi ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit, duel ky në kuadër të tetë në Premierligë.
Liverpooli që tashmë ka grumbulluar 16 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë në tabelë, pasime Southamptoni janë me pikë të barabarta, do të mundohet ta fitojë takimin ndaj Cityt për të vazhduar kështu serinë e mirë,
E City këtë fillim sezon nuk trgoi shumë, pasi aktualisht zë vendin e 12 dhe ka vetëm 11 pikë, nga shtatë xhiro sa ka zhvilluar.
Ju më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme që mediat në Angli i kanë publikuar.
Manchester City (4-3-3): Ederson, Walker, Dias, Laporte, Ake; Foden, Rodri, De Bruyne, Torres, Jesus, Sterling.
Liverpool (4-2-3-1): Alisson, Robertson, Gomez, Williams, Alexander-Arnold; Henderson, Wijnaldum; Mane, Salah, Firmino; Jota.