Administrata Trump po nxit trazira politike në Kosovë në momentin kur nevojitet qeverisje e qëndrueshme për t’u përballur me kërcënimin COVID-19.
Me këto fjalë fillon shkrimi i mediumit amerikan Foreign Policy, sipas të cilit sfida për t’iu përgjigjur shpërthimit të koronavirusit në Kosovë është komplikuar nga një votë mosbesimi e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila rrëzoi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti në fund të marsit, pas më pak se dy muajsh në pushtet, përcjellë Klina info
Siç shkruan FP, beteja politike në vazhdim e vendos Kurtin, i cili mbetet kryeministri i përkohshëm dhe favorizon zgjedhjet e reja, kundër presidentit Hashim Thaçi dhe disa prej aleatëve të tij parlamentarë, të cilët dëshirojnë të formojnë një qeveri të unitetit kombëtar që do të linte anash Kurtin dhe Vetëvendosjen e tij, e cila bëri fushatë në një platformë antikorrupsion dhe ka “bllokuar” ndikimin e madh të Washingtonit në punët e Kosovës.