Një numër i madh i pjesëtarëve të KFOR-it janë vendosur mëngjesin e sotëm afër urës kryesore mbi Ibër, që ndan Mitrovicën Veriore dhe Jugore, si dhe afër ndërtesës komunale në Zveçan.
Pjesëtarët e seksionit italian të KFOR-it ndodhen në hyrje të Mahallit të Boshnjakëve, ku janë stacionuar që nga orët e para të mëngjesit. Janë të pranishëm disa xhipa dhe kamionë me më shumë se 100 ushtarë.
Ekipi i Indeksonline, i cili ndodhet në vend, raporton se afër komunës së Zveçanit janë të pranishëm edhe një numër i madh i pjesëtarëve të KFOR-it të kontingjentit polak, të cilët formojnë unazën e parë të “sigurisë” rreth ndërtesës së komunës. Pas tyre, afër vetë ndërtesës së komunës, janë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.