FOLKLORIK MBARËKOMBËTAR “I KËNDOJMË LIRISË” NË VLUGUN E PËRGATITJEVE PËR EDICIONIN E 19-të

Në Festivalin Gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë” marrin pjesë grupe e rapsodë nga të gjitha trojet shqiptare

Klinë, 5 maj Në Festivalin Folklorik gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që mbahet në Klinë më 6, 7 dhe 8 qershor të këtij viti do të marrin pjesë grupe artistike, rapsodë, valltarë e instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Sicilia e diaspora. Tashmë, përgatitjet janë në vlugun më të madh, në mënyrë që festivali të jetë sa më i suksesshëm. Festivali gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që fillon në ditëlindjen e Komandantit të shquar t UÇK-së Mujë Krasniqit- Kapuçi do të sjell risi dhe cilësi të folklorit burimor ngatë gjitha trojet etnike shqiptare. Këto konstatime dolën nga mbledhja e Këshillit Organizativ të festivalit, që u mbajt në Klinë, ku u shqyrtua ecuria e përgatitjeve të bëra për festival dhe çështje të tjera organizative. Këshilli konfirmoi se seleksionimin e grupeve, ansambleve, valleve dhe rapsodëve do ta bëj Dilaver Kryeziu dhe Drejtoria artistike e festivalit në krye me Halit Gashin. Drejtori i Festivalit, Dibran Fylli në mbledhjen e Këshillit Organizativ ka thënë se sivjet në këtë festival do të marrin pjesë grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare, ku pjesëmarrës do të jetë edhe një grup i arbëreshëve nga Sicilia. “ Me kohë kam emëruar seleksionues Kryeziun, i cili mbanë përgjegjësi për përzgjedhjen e vlerave artistike, që nga muaji prill ka filluar punën me seleksionimin e Ansambleve, Shoqërive kulturore artistike dhe Grupeve folklorike, dhe deri tash, sipas tij janë përzgjedhur 12 grupe, përfshirë këtu edhe grupin e Arbëreshëve, me vlera të larta artistike për pjesëmarrje në Edicionin e sivjetmë, të 19-in me radhë”, është shprehur Dibrani. Në anën tjetër drejtori Komunal i Kulturës Skënder Merturi ka treguar edhe përgatitjet tjera organizative që po bëhen, si financimin, akomodimin e pjesëmarrësve e çështje të tjera Ndërkaq, skena do të jetë e dizajnuar profesionalisht, ashti siç e meriton ky festival gjithëkombëtar, ku e veçanta e festivalit sivjet do jetë se festivali do të mbahet në skenë të hapur , në Sheshin “Mujë Krasniqi”, pranë shtatores së Komandantit të shquar të UÇK-së, Mujë Krasniqit-Kapuçit. Dibrani, tha se në takimin që ka pasur me Kryetarin e Komunës Zenun Elezaj, nën përkujdesjen e të cilit mbahet festivalit, Elezaj, edhe kësaj radhe, sikurse edhe vitin e kaluar, ka premtuar mbështetje Festivalit, duke siguruar se të gjitha përgatitjet do të jenë në përgjegjësinë e njerëzve të kulturës dhe të Këshillit Organizativ, kurse hapja zyrtare e Festivalit në oborrin e Kullës muze të Komandant Mujë Krasniqit në Çabiq, që sivjet do të jetë gati Amfiteatri veror dhe skena e re e ndërtuar enkas për festival në oborrin e Kullës. Ndërkaq, Këshillit Organizativ regjisor të festivalit ka emëruar, Alban Gashin, zëdhënës Enver Malokun.