Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3,3% në muajin tetor 2023, krahasuar me periudhën e njejt të vitit të kaluar.
Bazuar në të dhënat e ASK-së, kjo rritje kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (15,9%), pemët (12,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,1 %), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (8,4%), prodhimet ushqimore (7,5%), pijet joalkoolike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,9%), pijet alkoolike, duhani (5,6%), rekracioni dhe kultura (5,3%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (5,1%), blerja e automjeteve (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), restorantet dhe hotelet (4,1%), veshje dhe këpucë (3,5%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (3,2%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (2,6%) dhe mishi (2,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,8 për qind në IHÇK-it.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-11,3%) , lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj (-9,5%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (-1,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,5 për qind në IHÇK-it.
Tetor 2023 / shtator 2023 0,0% .
Përkundër mos ndryshimit në muajin tetor 2023 të Indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit krahasuar me muajin Shtator 2023 vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it.
Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-1,0%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,1 për qind në IHÇK-it. Ndërsa ngritja e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: veshjet dhe këpucë (1,7%) dhe mallrat dhe shërbimet e ndryshme (1,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,1 për qind në IHÇK-it.