Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka konfirmuar se do të ndeshet para meçit të Anthony Joshua që do të zhvillojë me Kubrat Pulev.
Ndeshja do të zhvillohet më 12 dhjetor, në The SSE ARENA, Wembley të Londrës.Në stadium do të lejohet një prani e tifozëve, diku rreth 1 mijë persona.
Marku, ka falenderuar Anthony Joshuan dhe promoterin e tij, Eddie Hearn, të cilët e bënë të mundur të ndeshet ai.Ai ka treguar se do të ndeshet para Joshuas, dhe ndeshja e tij do të transmetohet direkt në “Sky Sports”.Florian Marku do të ndeshet me Alex Fearon.Më poshtë mund të shihni postimin e tij në rrjetin Facebook.