Florian Marku do të dalë sërish sonte në ring, në tentim për ta mbrojtur titullin kampion, shkruan Sinjali Sport.
Marku do ta ketë duelin ndaj britnaikut Chris Jenkins, në qytetin e Newcastles.
Shqiptari do të kërkojë të mbrojë titullin “IBF” International, pesha “welter”.
Marku është ende i pamposhtur në karrierën e tij të boksit, ku ka 10 fitore e 1 barazim në 11 meçe, prej të cilave 6 i ka fituar me nokaut.
Ndërkohë kundërshtari i tij i sotëm në 30 meçe të zhvilluara, ka 23 fitore dhe katër humbje.
Shfaqja pritet të fillojë nga ora 20:00, megjithatë ky meç nuk pritet të fillojë para orës 22:30.
Ndeshjen mund ta ndiqni në SuperSport Kosova 1.