FLET VUÇIQ PAS PËRBALLJES ME ALBIN KURTIN NË MYNIH

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, u tha sot gazetarëve se gjatë panelit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Mynih, se kur u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i ka mborjtur interesat e Serbisë dhe popullit serb në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Isha i ashpër. Luftova për interesat e Serbisë dhe popullit serb, gjë që është puna ime. Unë po thosha të vërtetën dhe jam krenar për këtë,” tha Vuçiç për RTS.

Në Mynih të Gjermanisë, ka nisur Konferenca e Sigurisë, në të cilën po marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

Por, në kuadër të kësaj konference, një panel i veçantë diskutimi i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.

Kjo është hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ulën së bashku në një panel.

Por në panelin që ka nisur tashmë do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shefi i Diplomacisë Europiane Josep Borrell.

Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura