Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të madhe në Serie A, pasi ka mposhtur rivalin lokal Interin me rezultatin 2:1.
Në pjesën e parë u shënuan dy gola të shpejtë, shkruan Indeksonline
Fillimisht për 0:1 shënoi Christian Pulisic në minutën e 10’të, kurse për 1:1 shënoi Dimarco në minutën e 28’të.
Në pjesën e dytë, skuadra e Fonsecas kërkoi më shumë dhe arriti të shënonte në minutat e fundit një gol që kishte vlerën e tri pikëve.
Ishte mbrojtësi Matteo Gabbia që realizoi me kokë për fitoren e madhe të Milanit.
Pas ndeshjes, Gabbia foli për mediat italiane dhe tregoi se të gjithë në skuadër e mbështesin trajnerin, Fonseca – i cili thuhej se do të shkarkohej nga pozita e trajnerit te “Kuqezinjtë”.
“Ne jemi gjithmonë në anën e Fonsecas, pavarësisht se çfarë keni dëgjuar nga jashtë”, u shpreh Gabbia
Kujtojmë që skuadra “kuqezi” s’kishte fituar një derbi që nga viti 2022./Indeksonline/