Kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Kjo aktakuzë i është ngritur pasi që ai dyshohet të këtë punësuar vajzën e tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë.
Mirëpo për këtë aktakuzë Elezaj thotë së nuk ka njohur, shkruan Gazeta inFokus.
“Une spo di gja rreth kësaj çka po me thu ti…Realisht vajza është punësu këtu nuk ka pas asnjë ankesë asnjë problemë unë nuk e di çka ka… Procesi do më thënë është përmbyllë kompletë i rregulltë, dhe qetash unë prej teje po ni që është ngritë aktakuzë” ka thënë Elezaj për Gazetën inFokus.
E ngritjen e aktakuzë ndaj kryetarit të Klinës e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.