Flet Guardiola rreth situatës së De Bruyne

Kevin De Bruyne nuk ka vazhduar ende kontratën me Manchester Cityn.

Madje kohët e fundit është lidhur me një largim nga City, me San Diego që dëshiron ta bëjë De Bruynen si blerjen e tyre të madhe.

Rreth situatës së belgut ka folur edhe trajneri i tij, Pep Guardiola.

“I takon klubit. Nuk është puna ime”. “Ka të bëjë me mënyrën se si ai do të performojë deri në fund të sezonit, moshën që ka dhe shumë gjëra. Mendoj se klubi duhet të mendojë për këtë”, u shpreh Guardiola.

De Bruyne, ju bashkua Manchester Cityt në vitin 2015 nga Ëolfsburgu, ku arriti të marr statusin e mesfushorit më të mirë në botë.

Ai fitoi 6 tituj të Premierligës, 2 FA Cup, 5 kupa të EFL, Ligën e Kampionëve dhe Botërorin për Klube./IndeksOnline/