Flasin për Klina info nga QKMF-ja në Klinë për gjendjen e të lënduarve
Nje aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht te “Nora Market” në fshatin Zajm.
Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Klina info kontaktoi me Drejtorin e QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj, i cili tha se janë pranuar 6 pacientë të lënduar nga aksidenti, 3 prej të cilëve janë dërguar në Pejë, pasi kishin lëndime më të rënda, ndërsa njëri prej këtyre 3-ve është në gjendje kritike.
Në vendin e ngjarjes ka dalë autoambulanca dhe njësitet e Policisë së Kosovës/Klina info/