Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në dalje të Klinës sonte rreth orës 19:15,
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar lajmin për Gazetën , si dhe ka njoftuar se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet që të dërgohet në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
“Aksident në dalje të Klinës, rrugës për Gurrakoc. Aksidenti ka ndodhur në orën 19:15 në mes dy veturave. Katër persona janë të lënduar, janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal, dëmet material janë shumë të mëdha. Njëri nga personat e lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tani pritet të dërgohet në QKUK, në Prishtinë”, tha Gashi.