Këngëtarja më e përfolur kohët e fundit në Kosovë, Fjolla Morina, është e ftuar në emisionin “Sonte” në T7.
Këngëtarja ka folur për shumë tema dhe njëra ndër to ishte edhe përformancën e saj në koncertin në Skenderaj, për të cilën është përfolur shumë.
“Nuk e kam pasur në plan me dal me qëllim ashtu”, ka treguar Morina.
“E kam bërë performancën si yjet botërore”
Tutje Fjolla ka folur edhe për prezencën e shumë fëmijëve në atë koncert.
“Nuk e kuptoj çfarë ka të keqe. Fëmijët kanë dashur të më shohin”, ka thënë ajo.
Ndërsa këngëtarja ka treguar edhe për një rast kur e ka marrë nje vazjë të vogël në karrocë në skenë dhe ka kërkuar nga të pranishmit që të thërrasin emrin e saj. Tutje Fjolla ka treguar edhe nëse do të vazhdoj me projekte të tjera.
“Do të vazhdoj me koncerte të mëdha”, ka thënë ajo.
“Ndoshta do të dalë cullak krejt”, shtoi Morina kur u pyet se çfarë veshje do të zgjedhë për koncerte./Gazeta Express/