Këngëtarja Fjolla Morina gjatë kësaj kohe është shndërruar në një nga emrat më të përfolur në shtypin rozë.
Kjo ngase javën e kaluar, ajo bëri bujë gjithandej me paraqitjen e saj në koncertin që ka mbajtur në Skenderaj.
Zeshkania mori kritika të shumta për veshjen, për të cilat ka dhënë një deklaratë, duke thënë se është artiste dhe se veshja e saj ishte e njëjtë me atë të yllit botëror, Rita Ora, kur performoi në Prishtinë.
Sido që të jetë, 33-vjeçarja tash e një kohë është duke punuar në klipin e ri, gjersa nuk ngurron të sjellë imazhe apo video nga xhirimet.
E njëjta ka ndarë me fansat një fotografi në rrjetin social, Instagram, e cila tregon dukjen e saj të ‘nxehtë’ në këtë projekt.
“Naçe Naçe, së shpejti, prisni për të”, shkruan mes të tjerash Fjolla.
Theksojmë që kënga e fundit e publikuar nga këngëtarja Morina është “Si ta pranoj” në bashkëpunim me këngëtarin Valon Bytyqi. /Telegrafi/