Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës sa i përket rrugës së integrimeve evropiane dhe procesit të liberalizimit të vizave, ka folur sot në Parlamentin Evropian ku do të diskutohet Raporti për Kosovën.
Mandl ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës, por që ai do të flasë vetëm për Kosovën.
Mandl ka thënë se Kosova ka paguar me gjak lirinë dhe se Evropa e SHBA-ja e kanë ndihmuar ta fitojë edhe pavarësinë. Austriaku tutje thotë se Kosova është bërë një vend demokratik ku sundon ligji dhe ku ka një Kushtetutë mjaftë të fuqishme, raporton Express.
“Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës. Por sot do të flasim për raportin për Kosovën. Kosova ka paguar me gjak për lirinë e saj. BE dhe SHBA kanë ndihmuar vendin që të fitojë pavarësinë. Ky vend është bërë demokratik ka sundim të ligjit. Është një demokraci e qëndrueshme dhe vend divers. Po sundimi i ligjit duhet të përmirësohet, por ata kanë një Kushtetutë të fuqishme”, ka thënë Mandl, raporton Express.
Ai tutje ka folur edhe për punën e njohjeve dhe ka përmendur faktin që Kosovës ende i mohohet liria e lëvizjes pa viza. Mandl ka thënë se premtimi për viza për Kosovën nuk është mbajtur dhe se mesazhi që do të përçojë sot Parlamenti Evropian do të jetë shumë i rëndësishëm.
“Ky vend është njohur nga më shumë se 100 shtete përfshirë edhe Izraelin. Ky është një vend që ende s’është njohur nga një numër i vogël i vendeve të BE-së. Ky vend është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon lirinë e lëvizjes pa viza. Këtij vendi i janë bërë premtime për këtë, të cilat s’janë mbajtur. Kjo ka ndodhur me Republikën e Kosovës. Por populli i Kosovës e mbështet integrimin në BE, më shumë se të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Dhe shumë mund të mësohet nga Kosova, kjo demokraci e re në Evropë. Prandaj sinjali i sotëm nga Parlamenti Evropian do të jetë i rëndësishëm”, ka thënë Mandl në fjalimin e tij.
Amazing @lukasmandl pic.twitter.com/C9frsoUOSE
— Gunther Fehlinger (@GunterFehlinger) July 5, 2022