Leo Messi u shpall fitues i Topit të Artë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris, duke çuar në tetë numrin e fitimit të këtij çmimi.
Në fjalimin e tij pas pranimit të çmimit, argjentinasi nuk la pa përmendur legjendën e Argjentinës, Diego Maradona, të cilit ia uroi ditëlindjen dhe tha se ia dedikon këtë çmim.
“Sot dua të përmend Diegon. Nuk ka vend më të mirë për t’i uruar ditëlindjen duke pasur përreth persona që e duan futbollin, ashtu siç donte ai. Kudo që të jesh Diego, urime ditëlindja. Kjo shkon për ty”, u shpreh Messi
???? The speech of the 2023 Ballon d'Or winner, Lionel Messi #ballondor pic.twitter.com/HRaNdRwclG
— Ballon d'Or #ballondor (@ballondor) October 30, 2023
36-vjeçari udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Botës 2022 duke shënuar shtatë gola dhe duke bërë tri asistime.
Për këto shifra të arritura ai ishte shpallur lojtari më i mirë i turneut dhe madje ishte afër që të fitonte edhe ‘Këpucën e Artë’ të Kupës së Botës, por het-triku i Mbappes ia kishte pamundësuar këtë.
Për të fituar këtë çmim, Messi mposhti konkurrencën e Haaland i cili ishte një rival i denjë i argjentinasit pas sukseseve të jashtëzakonshme që pati me Manchester Cityn, me të cilët fitoi tripletën.