Në një konferencë urgjente për media, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka konfirmuar se koronavirusi ka arritur në Kosovë. Tashmë janë konfirmuar dy raste, raporton Gazeta Sinjali.
Pas tij, fjalën e ka marrë kryeministri Albin Kurti i cili bëri thirrje që të mos krijohet panik te qytetarët.
“I ftojmë qytetarët për qetësi, të mos frikësohen dhe të mos bëjnë pank. Të mos paraqiten në klinikën infektive nëse kanë shenja të sëmundjes. Thërrisni në linjen telefonike që e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë. Të gjithë personat mund të thërrasin në numrat e informacionit.038 200 80 800 është numri”, tha Kurti, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ftohen qytetarët që pa panik dhe me kujdes të shtuar t’u përmbahen këshillave kundër koronavirusit.Me kujdes të shtuar të gjithë bashkë do të ja dalim edhe në këtë betejë”, përfundoi Kurti